Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku humbi jetën një efektiv policie dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni. Autori, i kërkuari Violand Braçellari, ishte një person me rrezikshmëri shumë të lartë. Ai ndër vite i ka ikur katër herë RENEA-s sepse terreni i vështirë ia ka bërë të mundur. Ka një stan sipër fshatit dhe ky person futej direkt në pyll. Për të ka pasur një vendim gjyqësor për dënimin me 10 vite burg të Braçellarit për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. I dënuar nga Gjykata e Korçës në 2017, dënim i lënë në fuqi edhe nga Apeli e Gjykata e Lartë. Ndërkohë, ishte në gjyq edhe për krime ndaj personit, konkretisht për një plagosje. Violand Braçellari...