Vrau babain e ish të fejuarës, i plagosi të ëmën dhe e mori peng, ja vendi ku fshihet Refik Buzi! Refuzon të dorëzohet

Vrau babain e ish të fejuarës, i plagosi të ëmën dhe e mori peng, ja vendi ku fshihet Refik Buzi! Refuzon të dorëzohet

Forcat RENEA kanë lokalizuar autorin e krimit të rëndë të ndodhur sot në mëngjes në fshatin Vidisht, në Bashkinë Roskovec. Refik Buzi pasi vrau ish vjehrrin, Kosta Plaka 58 vjeçar, plagosi, ish-vjehrrën Beleren 55 vjeçare dhe u largua me makinë duke marrë me vete ish të fejuarën e tij 28 vjeçare rezulton të jetë fshehur në një zonë pjesë e fshatit Mbërs, 5 km larg fshatit ku ndodhi vrasja. Mjetet e specializuara të RENEA-s dhe forca të shumta të policisë vijojnë të mbajnë të rrethuar zonën ndërsa autori i ngjarjes  nuk pranon që të dorëzohet. Vendi ku Buzi ishte fshehur fillimisht me 28 vjeçaren u arrit të identifikohej falë sinjalit të telefonit të Rozalinda Plakës.  Pas disa orësh (Ora 11:00) 35 vjeçari liroi 28 vjeçaren...