Vrasja në Sarandë/ 10 persona hynë me forcë në lokal, konflikt me një të ri. Biznesmeni u qëllua me plumb në kokë

Vrasja në Sarandë/ 10 persona hynë me forcë në lokal, konflikt me një të ri. Biznesmeni u qëllua me plumb në kokë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 7 majit në fshatin Qafë Gjashtë, në Sarandë. Ismaili, i njohur në zonë si pronar i një karburanti dhe i lokalit “Vëllezërit Ismaili”, mbeti i vrarë brenda ambientit të biznesit të tij pas një konflikti të dhunshëm që dyshohet se përfshiu disa persona. Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, ngjarja ka nisur rreth orës 21:28, kur një grup prej rreth 10 personash kanë mbërritur në lokalin e 66-vjeçarit. Gazetarja Afrovita Hysja raporton se dyshohet se ata kishin një konflikt të mëparshëm me një të ri nga zona, për çështje pronësie. Në momentin e ngjarjes, personi me të cilin kishte nisur konflikti ndodhej në verandën e lokalit, së...