Vrasja në Paskuqan, Policia jep detaje: Kontrolle intensive për kapjen e autorit

Vrasja në Paskuqan, Policia jep detaje: Kontrolle intensive për kapjen e autorit

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e të hënës në Paskuqan, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri. Sipas policisë rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç. “Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta”, tha policia. Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi Sadik Llanaj, rreth 39 vjeç. “Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar...