Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)
Policia e Korçës njofton se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, krim i ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14. Pas identifikimit, janë ngritur postblloqe dhe ushtruar kontrolle në disa zona, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij. Viktima ishte ushtarak dhe po hetohet në disa pista, kryesisht ato që lidhen me konfliktet. Në kuadër të hetimit, Policia po mbledh dhe sekuestron kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave në zonën ku ndodhi krimi, me qëllim rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para dhe pas vrasjes. Pamjet pritet të jenë prova të rëndësishme për dokumentimin e dinamikës së ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur viktimën, i cili nuk ishte banor i lagjes,...
Burimi:
javanews.al