Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes
Prokuroria e Korçës, këtë të diel, 7 qershor, ka dalë me një njoftim zyrtar, duke renditur akuzat e ngritura ndaj shtetasit V.B., i cili vrau policin Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër efektiv. Sipas organit të akuzës, ndaj autorit rëndojnë veprat penale: -“Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, -“Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, e mbetur në tentativë, -“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në mjedise publike -“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit. ‘Vrasja e punonjësit të policisë dhe plagosja e një tjetri në krye të detyrës, Prokuroria Korçë ngre katër akuza për autorin...
Burimi:
javanews.al