Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri vijon të mbetet aktive prej tre ditësh në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme për shuarjen e flakëve, vatra, e cila ndodhet poshtë antenave, në një zonë pyjore, riaktivizohet vazhdimisht. Gjatë ditës së sotme në terren kanë mbërritur rreth 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë së bashku me punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe shërbimin zjarrfikës për neutralizimin e plotë të zjarrit. Sipas zjarrfikësve, vështirësia kryesore lidhet me shtresën e humusit nën tokë, e cila vazhdon të digjet dhe bën që vatra të ndizet sërish, edhe kur në sipërfaqe duket se flakët janë shuar. Autoritetet e konsiderojnë situatën shqetësuese, pasi zjarri mbetet i paparashikueshëm dhe mund të riaktivizohet në çdo moment, duke rrezikuar...