Roskovec/ Pas vetëvrasjes së 35 vjeçarit Refit Buzi, zona rrethohet nga policia, mbërrin ambulanca

Roskovec/ Pas vetëvrasjes së 35 vjeçarit Refit Buzi, zona rrethohet nga policia, mbërrin ambulanca

Pamjet që transmetohen në media, tregojnë momentet pas përfundimit të operacionit në Roskovec. Në video shihet automjeti ku ishte ngujuar 35-vjeçari, me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s. Operacioni përfundoi pasi 35-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes, vrau veten. Zona vijon të mbahet e rrethuar, ndërsa priten veprimet e grupit hetimor dhe ekspertëve për dokumentimin e plotë të ngjarjes.