Stuhi e fortë në Korçë,  Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Moti i keq ka përfshirë pasditen e së premtes qarkun e Korçës, duke shkaktuar dëme në bujqësi në Devoll dhe probleme në qytetin e Korçës si pasojë e erërave të forta. Në bashkinë Devoll, stuhia e shoqëruar me reshje të dendura breshëri ka goditur veçanërisht fshatrat Braçanj dhe Zicisht. Sipas informacioneve paraprake, janë dëmtuar sipërfaqe të mbjella me misër, fasule dhe zarzavate, ndërsa fermerët po vlerësojnë pasojat e shkaktuara nga breshëri. Në orët në vijim pritet që grupet e Emergjencave Civile dhe specialistët e bujqësisë të dalin në terren për të verifikuar shkallën e dëmeve dhe për të hartuar raportin zyrtar. Në qytetin e Korçës, erërat e forta rrëzuan një pemë në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në...