Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e tregtarit Besnik Hida, ngjarje e regjistruar në vitin 2019 në Lushnje. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetaj si bashkëpunëtor në vrasjen e 40 vjeçarit dhe pushimin e çështjes për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin për pamjaftueshmëri provash. Ahmetaj dyshohet se mori pjesë në vrasjen me kallashnikov të Besnik Hidës në 1 tetor të vitit 2019, në kohën kur ky ai po konsumonte kafe në lagjen “Skënder Libohova” në qytetin e Lushnjës. 40 vjeçari u ekzekutua nga dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga Prokuroria e Posaçme për shkak se kanë qenë me maska, ndërsa Ardjan Ahmetaj ka patur rolin e ndihmësit.