Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe konfliktet fizike, por nuk ka prova të mjaftueshme
Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë gjurmë apo provë që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit që ekzekutoi Edmond Sulën në fshatin Bërxullë. 50-vjeçari u godit për vdekje me një plumb teksa po futej në banesën e tij. Distanca nga ku autori ka qëlluar besohet të jetë të paktën 30 deri në 40 metra. Pumbi ka hyrë në pjesën e kurrizit dhe ka dalë në kraharor, e si pasojë e hemoragjisë së lartë, ai ndërroi jetë në vend. Pista kryesore e hetimeve lidhet me çështjen e pronave. Sula kishte patur përplasje me disa persona për disa prona në zonën e Vorës dhe jo vetëm. Ai njihej si një person me ndikim në zonë, i skeduar më herët nga drejtësia, ndërkohë që kryente dhe...
Burimi:
vizionplus.tv