Vrajsa në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Një 35-vjeçar ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka rrëmbyer ish të fejuarën e tij. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorit të krimit. “Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-partneren e tij,...
Burimi:
javanews.al