Vodhi 6 motorë në 2 muaj për t’i shitur për pjesë, pranga 33-vjeçarit në Tiranë

Vodhi 6 motorë në 2 muaj për t’i shitur për pjesë, pranga 33-vjeçarit në Tiranë

Një 33-vjeçar që brenda dy muajve (mars-prill) kishte vjedhur 6 motorë në Tiranë, është arrestuar. Ermond Gjina i vidhte motomjetet, i çmontonte dhe më pas i shiste për pjesë. Një 39-vjeçar është vendosur nën hetim pasi ka përvetësuar 1 motor dhe pjesë të vjedhura nga Gjina. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.