Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

Tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Filiali”, u arrestuan drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe...