VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara janë ato çfarë mbetën pas përplasjes që protestuesit patën me rojet e Universitetit Politeknik, ndërsa te sheshi para Kryeministrisë qytetarët vijonin fjalimet. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duken disa xhama të thyer dhe dyer të prishura të ambinteve të universitetit. Tensionet nisën pas shpalosjes së banderolës së studentëve në katin e sipërm të këtij universiteti, ku shkruhej: “Ju erdhi dhe fundi dhe Shqipëria nuk është në shitje.” Pasi banderola e studentëve u rrëzua, ata pretenduan se kjo erdhi pas ndërhyrjes së policisë. Pas kësaj, një grup protestuesish që ndodheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt ‘Politeknikut’, aty ku u futën me forcë në ambientet e brendshme të universitetit, duke u konfrontuar edhe me rojet që ndodheshin në...