VIDEO/ Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi një tjetër polic, autori dërgohet në spitalin e Korçës me plumb në bark
Violand Braçellari 43 vjeç është autori i vrasjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe i plagosjes së policit Edison Adri. Braçellari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve. Braçellari fshihej në stan, ndërsa policia kishte rënë në gjurmët e tij dhe shkoi për ta arrestuar. Stani u rrethua ndërsa 43-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, por hapi zjarr në drejtim të efektivëve ku për pasojë vrau njërin prej tyre dhe plagosi një tjetër. Ky i fundit është nisur me helikopter të ushtrisë drejt Traumës me plagë në pjesën e nofullës dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Policia iu kundërpërgjigj po me armë duke e plagosur autorin në bark. Ai është arrestuar,...
Burimi:
javanews.al