VIDEO/ Shkrumbohet një makinë në dalje të tunelit të Elbasanit, mister shkaqet
Përfshihet nga flakët automjeti në Autostradën Tiranë Elbasan në dalje të tunelit. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka konstatuar flakët dhe ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tij. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke e përfshirë të gjithë mjetin, i cili është shkrumbuar pothuajse tërësisht. Tym i dendur është ngritur në zonë, ndërsa kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve të tjera kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe fikjen e plotë të zjarrit, si dhe për shmangien e rrezikut për automjetet që qarkullojnë në këtë segment rrugor. Për shkak të incidentit, në...
Burimi:
syri.net