VIDEO / “Më kanë marrë pronën”/ Gruaja nga Kurbini hipën mbi hekurat e SPAK, nxirret me forcë nga punonjësit e sigurisë
Ka nga ata që thirren nga SPAK dhe nuk duan të shkojnë, por ka nga ata që hipin dhe nga hekurat vetëm që të çojnë hallin e tyre në Prokurorinë e Posaçme. I tillë është rasti i të moshuarës nga Kurbini Drane Gjoka. Ajo sot ka qenë në SPAK, ndoshta jo për të parën herë për të kërkuar të drejtën e pronës së saj. E moshuara ka hipur nga hekurat për t’u futur brenda SPAK-ut. Është nxjerrë jashtë me forcë nga një punonjës i sigurisë dhe më pas sërish ka hipur mbi hekura për të hyrë brenda institucionit të akuzës, duke thirrur “se i kanë marrë pronën” dhe duke akuzuar kryebashkiaken e Kurbinit Majlinda Carën. Pasi është nxjerrë për të dytën herë nga punonjësit e...
Burimi:
javanews.al