VIDEO/ Kapet 45-vjeçari për vjedhjen në Durrës, momenti kur sulmon farmacisten dhe merr paratë
Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar për vjedhje dhe me precedentë të theksuar për të njëjtën vepër penale. Mbrëmjen e kaluar 45-vjeçari ka vjedhur me forcë një shumë parash në një farmaci dhe pak orë më pas ai është identifikuar dhe arrestuar nga forcat e policisë së Durrësit. Aktualisht ai me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga policia, 45-vjeçari hyn me shpejtësi në farmaci, kap me forcë farmacisten dhe e shtrin në tokë e më pas merr paratë nga sirtari për t’u larguar sërish me shpejtësi. Policia njoftoi zyrtarisht se si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se mbrëmë, në farmacinë ku punonte, në lagjen nr. 12, një shtetas kishte vjedhur me...
Burimi:
javanews.al