VIDEO – Gjendet makina e përdorur në ekzekutimin e çiftit Mujeci, shpallet në kërkim edhe një 22- vjeçar

VIDEO – Gjendet makina e përdorur në ekzekutimin e çiftit Mujeci, shpallet në kërkim edhe një 22- vjeçar

Policia ka shpallur në kërkim një tjetër person në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, mesditën e së dielës në fshatin Balldre të Lezhës. Ndërkohë, është arritur të gjendet edhe automjeti i përdorur nga autorët, si dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.Sipas policisë, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale që janë kryer dhe vijojnë të kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, për sigurimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, mesditën e kësaj të marte, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit Besnik Kolndreu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Volkswagen Polo”, pa targa, të përdorur nga autorët.Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e...