Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, 4 të ndaluar

Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, 4 të ndaluar

Policia ka shoqëruar disa persona lidhur me të shtënat me armë në ajër nga jahti që lundronte në Palasë. Mësohet se janë 4 persona të shoqëruar por policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar mbi këtë ngjarje. Gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, kanë tentuar të afroheshin në breg me gomone për t'i ikur policisë, por pasi kanë parë praninë e efektivëve në tokë, janë kthyer sërish drejt jahtit. Ndërsa, njëri nga personat e tjerë, është hedhur në det, por është kapur më pas nga Policia Kufitare. Jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Në përpjekje për t'i ikur autoriteteve, jahti ka fikur dritat dhe ka vijuar lëvizjen në det, por pas dy...