VIDEO/ Aksident në Pogradec-Lin, makina përplas këmbësorin 80 vjeç
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net