Vetëdorëzohet Marjaldo Nela, i kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj
Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj, është vetëdorëzuar në polici. Pas paraqitjes së tij, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore. Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt. Sipas Prokurorisë, gjithçka nisi nga një konflikti të çastit mes 7 personave që nuk ishin pjesë e asnjë grupi rival. Në sherr më pas ndërhynë edhe Dali Nela, vjehrri i tij Aldo Kalemi dhe persona të tjerë.Në kulmin e konfliktit, Endri Goxhaj nxori një pistoletë dhe qëlloi katër herë në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë të plagosur. Kur panë Dali Nelën të rrëzuar në tokë,...
Burimi:
javanews.al