Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

Një konflikt familjar për motive pronësie ka rrezikuar të përshkallëzohet në përdorimin e armëve në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Policia ndërhyri në kohë, duke arrestuar një 47-vjeçar me precedent kriminal dhe sekuestruar një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë. Ngjarja u parandalua në kuadër të operacionit të koduar “Lidhja”. “Vlorë/ Finalizohet operacioni i koduar “Lidhja”. Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit me armë, për motive pronësie, mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, vihet në pranga 47-vjeçari me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë. Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan punën...