Vdekja e të riut shqiptar në Britani, zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit të mbeturinave: Ishte brenda në kosh, dëgjova të bërtitura…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa muaj më parë në Northampton, ku një 30-vjeçar shqiptar, Sajmir Beca, ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me një kamion mbeturinash. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit të vitit të kaluar, në rrugën Wellington Street. Sipas dëshmive në gjykatë, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se dëgjoi britma pasi një burrë u përmbys nga një kosh mbeturinash brenda kamionit dhe u shtyp. Beca pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë më 6 nëntor si pasojë e plagëve të marra. Mjekësia ligjore në Northampton bëri të ditur se shkaku i vdekjes ishte dëmtimi i organeve jetike. Familjarët e tij, të cilët udhëtuan nga Shqipëria për seancën, theksuan...
Burimi:
syri.net