Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona të dyshuar se ushtronin aktivitet financiar pa licencë, në kundërshtim me ligjin. Sipas organit të akuzës, hetimet e zhvilluara zbuluan se në gjashtë subjekte tregtare administrohej aktivitet këmbimi valutor pa autorizimin e organeve kompetente dhe pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Hetimi proaktiv, i zhvilluar për rreth gjashtë muaj, u shtri në pesë bashki të qarkut Berat dhe dokumentoi aktivitetin e paligjshëm të shtetasve S.T., H.S., M.M., S.H., S.C., A.H., A.S., O.V., Z.M., E.T. dhe K.P. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit administronin biznese të regjistruara si agjentë për kryerjen e transfertave të parave në emër dhe për llogari të subjekteve financiare jobanka,...