Urdhri i ndalimit në letër, monopatinat ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës! Ekspertët: Të përfshihen në Kodin Rrugor

Urdhri i ndalimit në letër, monopatinat ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës! Ekspertët: Të përfshihen në Kodin Rrugor

Qarkullimi i monopatinave nuk lejohet në Shqipëri pas një bllokimi të përkohshëm me vendim te Ministrisë së Brendshme. Vendimi u mor në tetor të vitit të kaluar, megjithatë duket se ka mbetur në letër. Në një vëzhgim i bërë nga Report Tv është konstatuar se qytetarët vazhdojnë ende të qarkullojnë me mjete elektrike. Kaosi në rrugë dhe trotuare vazhdon. Qytetarët lëvizin me monopatina pa asnjë shqetësim, shpesh duke mos respektuar rregullat bazë të qarkullimit. Disa futen mes automjeteve në lëvizje. Ndërsa të tjerë kryejnë manovra, duke shtuar rrezikun e aksidenteve rrugore. “Këta vijnë ballë përballë në sens të kundërt. Këta që qarkullojnë nëpër trotuare. Këta qarkullojnë kudo ku ju mbushet mendja këtyre. Pra nuk zbatojnë asnjë lloj rregulli”,- thotë Gëzim Hoxha, ekspert i aksidenteve rrugore....