Ura në Gjuricaj drejt degradimit, banorët: E kemi riparuar me paratë tona, institucionet na kanë lënë në harresë

Ura në Gjuricaj drejt degradimit, banorët: E kemi riparuar me paratë tona, institucionet na kanë lënë në harresë

Ura që lidh fshatin Gjuricaj, në njësinë administrative Ishëm, me rrugën kryesore është degraduar pothuajse plotësisht, duke ngritur shqetësime se së shpejti mund të bëhet e pakalueshme. Banorët e zonës thonë se prej vitesh janë detyruar ta riparojnë urën me fondet e tyre, pasi sipas tyre ka munguar çdo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e saj. Sipas tyre, ura është jetike për komunitetin, pasi shërben si lidhja kryesore e katër fshatrave me aksin rrugor. Nëse ajo bëhet e pakalueshme, banorët do të detyrohen të përshkojnë dhjetëra kilometra shtesë për të arritur në destinacionet e tyre. Të zhgënjyer nga mungesa e investimeve, banorët shprehen se, pavarësisht se janë taksapagues të rregullt, nuk po marrin shërbimet bazike që u takojnë. Përveç gjendjes së urës,...