“U sulmova me grushte sapo dola nga shtëpia”, Ilir Demalia sqaron ngjarjen nga spitali
Analisti Ilir Demalia është dhunuar ditën e sotme në Tiranë. Në një lidhe live nga spitali për ‘Shqipëria Live’, analisti sqaroi se është dhunuar sapo doli nga shtëpia nga dy persona të cilët e goditën me grushte. “Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë. Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten. Shumë njerëz më thonë pse rri, pse...
Burimi:
javanews.al