U lanë në paraburgim për dhunimin e shefit të Krimeve të Sarandës, Gjykata zbardh masat ndaj 6 truprojave të lokalit: Për 45 ditë…
Gjykata e Sarandës caktoi dje (19 gusht) masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të dyshuar për goditjen e Shefit të Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Autorët e dyshuar janë truproja të klubit të natës “Orange Club”. Vendimi është dhënë pasditen e djeshme nga gjyqtari Shkëlzen Licaj, pas një seance që zgjati disa orë. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasve Ardit Kasemi, Besnik Sulovari, Elgent Ndoj, Faik Hoxha, Indrit Cullhaj dhe Marjo Katirai dhe caktimin ndaj tyre të masës së sigurimit “Arrest në burg”. Pas vlerësimit të provave të paraqitura nga organi akuzës dhe dëgjimit të mbrojtes së të dyshuarve, gjykata vendosi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në...
Burimi:
javanews.al