U kërcënua me jetë nga Dubai, gruaja e të dënuarit me burg përjetë, Florenc Çapja, godet gazetarin Qyno

U kërcënua me jetë nga Dubai, gruaja e të dënuarit me burg përjetë, Florenc Çapja, godet gazetarin Qyno

Policia e Tiranës, që prej mesditës së djeshme, ka shpallur në kërkim Rosela Nallbatin alias Çapjan dhe babain e kësaj të fundit, Romir Nallbatin, pasi kanë goditur me sende rrethanore gazetarin e redaksisë së "Syri TV", Elton Qyno. Goditja është bërë për shkak të detyrës së gazetarit, i cili prej më shumë se 21 vitesh ka ushtruar detyrën e gazetarit të Kronikës së Zezë në disa nga mediat kryesore të vendit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në ambientet e Spitalit Amerikan 3 në Tiranë, ku gazetari Qyno kishte shkuar për të kontaktuar një nga doktorët e këtij spitali. Në befasi dhe në prezencë të dhjetëra personave, gazetari është ndeshur menjëherë me veprime të dhunshme nga ana e një shtetaseje të panjohur prej tij, që më...