U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkkotike. Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçari shqiptar u arrestua nga policia e Xhenovas. Sipas mediave policia pikasi shitjen e një pakoje me lëndë narkotike mes të arrestuarit dhe një personi tjetër, përmes shkëmbimit të dy kartëmonedhave, në lagjen Borgoratti. Pasi i ndoqën për disa minuta dhe i ndaluan në zonën e Nervit, gjatë kontrollit blerësi u gjet me një dozë kokainë. 23-vjeçari kishte me vete 12 pako të së njëjtës substancë, të përgatitura për shitje dhe të fshehura në të brendshme, një telefon celular dhe kartëmonedhat e marra sapo nga shitja. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 8 280 euro cash, të fshehura në vende të ndryshme të shtëpisë.