“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

“U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkret”, babai i Ervis Martinajt akuza të forta ndaj SPAK: Askush nuk lëvizi

Në GJKKO, këtë të martë, është mbajtur seanca e radhës për konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Në këtë seancë u paraqit për të disatën herë edhe babai i ish-bosit të lojërave të fatit, Mustafa Martinaj. Pas daljes nga SPAK, Mustafa Martinaj nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme lidhur me zhdukjen e të birit. Ai tha se u ka dhënë autoriteteve koordinatat e sakta të vendit ku është zhdukur i biri, si dhe emra konkretë. Më tej, ai akuzoi se askush nuk është interesuar për zbardhjen e ngjarjes. “U kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë. I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, tha ai...