U dënua me 15 vite burg nga Gjykata e Posaçme për trafik droge drejt Italisë, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

U dënua me 15 vite burg nga Gjykata e Posaçme për trafik droge drejt Italisë, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit. Mësohet se Habilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh. Sipas të njëjtave burime, arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Habilaj ishte ‘i maskuar’ me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet. Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin dhe...