U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
Pas afro tre dekadash arrati dhe kërkimi ndërkombëtar, Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë. I shumëkërkuari mbërriti në vend me një fluturim charter, duke i dhënë fund një prej proceseve më të gjata të ndjekjes ndërkombëtare ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo e huaj. Ekstradimi i tij vjen në një periudhë kur autoritetet britanike vijojnë verifikimet dhe hetimet lidhur me identitetin e përdorur prej tij për vite me radhë. Sipas informacioneve, Hoxhës i është revokuar pasaporta britanike, e cila i ishte lëshuar rreth viteve 2000 me emrin Hysen Gashi. Me këtë identitet ai dyshohet se ka udhëtuar dhe ka hyrë më pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas arrestimit të tij në SHBA...
Burimi:
ntv.al