U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për shkeljet me një tender me vlerë 2,2 mln euro. Pas hetimeve të tjera lidhur me çështjen, ashtu siç GJKKO kishte vendosur, SPAK doli sërish në përfundimin se ish-kreu i Prokurimeve Publike nuk provohet të ketë kryer shkelje. Njësoj si për Myzyrin, SPAK kishte kërkuar pushimin e hetimeve edhe për anëtarët e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega. SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025 dhe e akuzon për një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor me gjatësi 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.