U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen e 32 vjeçarit në afërsi të fshatit Pojskë. Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, Amarildo Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital. Sipas informacioneve, Islamaj e ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar. Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku ka dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora “hajduti” i makinës.