Tymi nuk ndalet! Çfarë ka mbetur pas zjarrit në pallatin te “Farmacia 10”, rreth 30 apartamente të dëmtuara
Këto janë pamjet e pallatit 12-katësh që u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha pasditen e së martës pranë “Farmacisë 10” në Tiranë, që sikurse shihet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave paraprake, rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, megjithëse dyshohet për një shkëndijë elektrike, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve. Zjarri ka përfshirë plotësisht pjesën e jashtme të ndërtesës, duke djegur fasadën me dy shtresa dhe duke dëmtuar edhe strukturën e brendshme në disa pjesë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë një ndërtesë të nxirë nga flakët, rrënoja dhe...
Burimi:
javanews.al