Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Laç. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur tritol. Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit, por raportohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale Lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh Forcat e policisë janë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe objektivit të sulmit. “Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm...