Tronditëse në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan, Policia: Është arratisur me makinë. Plagosi me armë gjahu edhe…

Tronditëse në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan, Policia: Është arratisur me makinë. Plagosi me armë gjahu edhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Roskovec. Sipas Policisë, një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K....