Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare dhe më pas i vë flakën shtëpisë (EMRI)

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare dhe më pas i vë flakën shtëpisë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ulqinin ditën e sotme, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëjetuesen e tij shqiptare dhe më pas i ka vënë flakën banesës. Sipas mediave malazeze, Bashkim Gashi është arrestuar nga policia. Raportohet se Gashi ka mbetur i lënduar si pasojë e flakëve . “Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së rëndë në kurriz të bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri flakën në vend, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në vendbanimin Kodre në Ulqin. Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në vendbanimin...