Tragjedia/ Nëna me dy fëmijët jetonin në Gjermani, ja pse ndodheshin në banesën ku u gjetën të shkrumbuar

Tragjedia/ Nëna me dy fëmijët jetonin në Gjermani, ja pse ndodheshin në banesën ku u gjetën të shkrumbuar

Zbulohen detaje të reja lidhur me tragjedinë e ndodhur sot në mesditë ku mamaja 24 vjeçe dhe 2 fëmijët e saj të mitur, 3 dhe 1.5 vjeç humbën jetën nga zjarri që përfshiu shtëpinë ku po qëndronin. Mësohet se viktima Blerina Çobaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë dhe bashkëshorti i saj jetonin në Gjermani. Ata kishin edhe një banesë në Golem, ndërsa në banesën ku gjetën vdekjen, në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Bashkinë Shkodër kishin shkuar për të parë mundësinë e riparimit. Sot kishin shkuar pranë banesës që u dogj për të parë nëse kishte mundësi për riparimin e saj. Banesa ndodhet në një zonë tepër të amortizuar e tepër të thellë malore...