Tragjedia në Milano/ Ndjekja me 180 km/h i merr jetën policit, i riu shqiptar shpërthen në lot: Nuk kuptova asgjë
Një ndjekje me shpejtësi të lartë në Milano ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e Francesco Imprezzabile, efektiv i Policisë Lokale të qytetit. Sipas hetimeve të koordinuara nga prokurorja Francesca Crupi, ndjekja është zhvilluar me rreth 180 kilometra në orë, shpejtësi me të cilën lëvizte motori i policit në përpjekje për të ndaluar një Audi Q7. Ngjarja është duke u hetuar dhe prokuroria pritet t’i paraqesë gjykatës kërkesën për vleftësimin e arrestimit dhe vendosjen e masës së sigurisë ndaj një 27-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili aktualisht ndodhet në burgun San Vittore, i akuzuar për “arratisje të rrezikshme”. Sipas rindërtimit të hetuesve, efektivi i policisë i është afruar automjetit tip Audi Q7 dhe i ka bërë shenjë për ndalim, duke aktivizuar sirenat dhe dritat sinjalizuese. Megjithatë,...
Burimi:
syri.net