Tragjedi në plazhin Tale të Lezhës, mbyten në det dy vajza të mitura (EMRAT)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Tales, ku dy të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det. 'Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det" informoi policia. Viktimat janë Jonida Dajlani, 9 vjeç dhe Adelajda Misha 11 vjeç. Policia informon se në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg të cilat më pas janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave...
Burimi:
syri.net