Trafikuan 82 kg kokainë, kapet në Vlorë anëtari i grupit kriminal
Policia e Vlorës ka arrestuar një 20-vjeçar, Klevi Kananaj, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82,84 kg kokainë, sekuestruar më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, në Spanjë. “Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit, ndërmjet homologëve spanjollë dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 93”. Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi K. K., 30 vjeç, i lindur në Vlorë. Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale Trafikimi i lëndëve...
Burimi:
opinion.al