Trafikuan 4.3 ton kokainë, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur

Trafikuan 4.3 ton kokainë, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur

Hetimet, të zhvilluara në bashkëpunim me autoritete të disa shteteve dhe Europol, kanë zbuluar një rrjet që dyshohet se ka trafikuar rreth 4.3 ton lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt BE-së, si dhe ka ndihmuar kalimin e 55 shtetasve sirianë drejt Italisë. Të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe organizim të emigracionit të paligjshëm, ndërsa komunikimet mes tyre janë dokumentuar edhe përmes platformës së enkriptuar “SkyECC”. Hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë vijojnë. Njoftim i plotë i SPAK SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së...