“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin
Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga protestuesit, të cilët u mblodhën sot në atë që e quajtën “tokë e të parëve të tyre”. Vetëm dy ditë më parë ishte hequr edhe porta në hyrje të gjirit, ndërsa sot dhjetëra banorë dhe emigrantë të ardhur nga Greqia, kryesisht nga Nivica, por edhe nga zonat përreth, zhvilluan një protestë simbolike në mbrojtje të pronave që pretendojnë si të tyret. Mes thirrjeve kundër asaj që e cilësuan si grabitje të pronave, protestuesit deklaruan se nuk do të lejojnë që tokat e trashëguara ndër breza të zaptohen nga oligarkë apo investitorë të favorizuar politikisht. “Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, u shprehën ata gjatë protestës. Banorët kujtuan...
Burimi:
javanews.al