Tjetërsimi i pronave në bregdet, gjykata e Durrësit lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët ndaj personave të përfshirë në hetimin për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit Gjyqtari i seancës vendosi vijimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për Shaqir Sheshin, Arianit Matajn dhe Besnik Xhafën, që dyshohen për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Po ashtu, gjykata la në fuqi masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Fiqeret Xhafës, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Me të njëjtën masë sigurie do të vijojnë të hetohen edhe Jonida Mergeja, Leandro Dervishi dhe Artur Çobani, të tre staf të Kadastrës së Durrësit, të dyshuar për...
Burimi:
javanews.al