Tiranë/ Shpërthimi me eksploziv në një banesën në Tufinë – Në kërkim 3 vëllezër
Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese private në lagjen “Tufinë” është zbardhur nga Policia e Tiranës, ndërsa tre vëllezër janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, më 8 gusht në banesën e shtetasit J. M., 72 vjeç. Sipas Policisë, shpërthimi shkaktoi dëme të pakta materiale. Në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kryen veprimet hetimore dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke bërë të mundur identifikimin e tre personave të dyshuar. Në kërkim janë shpallur shtetasit 39 vjeç, 43 vjeç dhe 41 vjeç, të tre vëllezër dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Ata dyshohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim. Nga...
Burimi:
syri.net