Tiranë/ Mbajtën peng klienten brenda dyqanit dhe e dhunuan. Në pranga dy pronarët e subjektit
Dy raste të veçanta janë goditur nga Policia e Shtetit në Tiranë, ku janë vënë në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale, përfshirë kanosje, dhunë ndaj klientes dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, si dhe përvetësim të simboleve dhe dokumenteve të dyshuara policore. Në rastin e parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit Sefedin Ahmetaj, 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41 vjeçe, pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës. Sipas të dhënave, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente, ata e kanë kanosur, e kanë mbajtur kundër dëshirës në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së policisë, të dy shtetasit kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e rendit, ndërsa shtetasja Edjola...
Burimi:
syri.net